FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: Vendimi i Komisionit të Venecias, fitore e opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mendimi i Komisionit të Venecias, që ligji i “Vetting”-ut është konform Kushtetutës së Shqipërisë, është një fitore e opozitës.

“Komisioni i Venecias foli perseri!

Nje sukses tjeter madhor i opozites ne mbrojtjen e standarteve nderkombetare te sistemit te drejtesise!

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nuk mund te kape drejtesine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, opozita, ekspertet e saj te shkelqyer, derguan ne Gjykate Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me kete ligj, Edi Rama vendos ne kthetrat e tij nepermjet institucioneve qe drejtohen nga sekretare mafioz te burimeve njerezore apo statutit te Partise Siçiliste.

Ky shqetesim madhor i opozites merr pergjigje te shkelqyer nga Komisioni i Venecias, i cili ne konkluzione te miratuar prej tij vlereson ne menyren me serioze kete shqetesim, dhe ne konkluzione dhe ne nje seri nenesh si 64; 58; 57 i kerkon Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje ligjin dhe te garantoje kontrollin e plote te procesit nga trupa kushtetuese, te drejtoje dhe kontrolloje plotesisht procesin e vettingut si dhe çdo prove, dokument apo gje tjeter te organeve qe varen te Edvini!

Ky eshte nje sukses i madh i eksperteve te opozites, te cilet ndonese nuk i jane drejtuar vet komisionit, por gjejne plotesisht te adresuara nga ky komision shqetesimin per te cilin ju drejtuan Gjykates Kushtetuese”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?