FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji akuza Ramës: Po poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike!

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2022.

Salianji thotë se Policia e Shtetit duket si instrument për qëllimet e kryeministrit dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për tëbashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?