Salianji: Qeveria i është bërë barrë fermerëve, prodhimet e tyre hidhen në kanal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar këtë pasdite me disa fermerë. Ai shkruan në rrjete sociale, se qeveria nuk i ndihmon ata, pasi sipas tij çmimet e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve janë rritur.

Postimi i Ervin Salianjit:

Me fermerët!

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe perfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!

Gjithçka për ti shkurtuar ditët kësaj qeverie!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?