Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Tetorit në Tiranë, Soreca tregon detaje: Ekonomia kryefjalë, vendet e rajonit t’i bashkohen euros

Politikë E enjte, 5 Tetor 2023 17:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në prag në Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 Tetor, i dërguari i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca jep detaje për çfarë pritet nga ky zhvillim i rëndësishëm. Ai thekson në një intervistë për ”News 24”, se Samiti do japë një sinjal të rëndësishëm të mbështetjes për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Intervista e plotë:

Zoti Ambasador, “Procesi i Berlinit” është një iniciativë e ish-Kancelarjes gjermane Angela Merkel në vitin 2014, qëllimi i së cilës ishte forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me ndihmën e BE. Në 16 Tetor samiti i “Procesit te Berlinit” për herë të parë do të zhvillohet në Tiranë, jashtë kufijëve politikë të Bashkimit Europian. Çfarë duhet të presim nga ky samit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Luigi Soreca: Samiti do të jetë një tjetër moment shumë i rëndësishëm për Tiranën, për Shqipërinë dhe për rajonin. Vetëm pak muaj më parë gjithë drejtuesit e Bashkimit Evropian u mblodhën në Tiranë, në 6 dhjetor, ndërsa tani, një tjetër moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dua të theksoj faktin që Shqipëria është zgjedhur përsëri për një aktivitet kaq të rëndësishëm, sepse njerëzit duhet të kuptojnë se Shqipëria po ngrihet në nivel ndërkombëtar me kryesinë e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, me kryesinë e OSBE-së dhe me punën e mirë që është bërë në procesin e anëtarësimit. Mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit këtu është gjithashtu njohje e kësaj pune. Procesi i Berlinit është paralel me procesin e anëtarësimit, por ata përforcojnë në mënyrë të ndërsjellë njëri-tjetrin, sepse integrimi ekonomik, që është objektivi i Procesit të Berlinit, është ajo çka i nevojitet shumë edhe rajonit për procesin e anëtarësimit. Për mua fjala kyçe e datës 16 është përshpejtimi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Duhet të përshpejtojmë nga të dyja anët. Shqipëria dhe rajoni duhet të përshpejtojnë reformat për të kapur trenin e zgjerimit, ndërsa BE-ja duhet gjithashtu të përshpejtojë reformat e veta të brendshme, për të garantuar që partnerët e rinj, të cilët shpresojmë se do të bashkohen me ne sa më shpejt, të mund të punojnë si duhet. Më lejoni të them se nuk kam dëgjuar kurrë të flitet kaq shumë për zgjerimin në Bruksel sa gjashtëmbëdhjetë muajt e fundit, dhe kjo veçanërisht për shkak të punës së mirë të bërë këtu dhe kontekstit gjeopolitik që ka ardhur si pasojë e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Zgjerimi është i rëndësishëm jo vetëm për vendin, por është i rëndësishëm edhe për BE-në, tashmë edhe më shumë nga pikëpamja e sigurisë, në mënyrë që rajoni ynë të ndajë bashkërisht një mjedis më të sigurt për njerëzit tanë dhe begatimin e gjithë qytetarëve tanë.

Në samitin e Procesit të Berlinit, mbajtur në kryeqytetin gjerman më 3 Nentor 2022, u nënshkruan tre marrëveshje rajonale. Më 16 Tetor, a do ketë marrëveshje të reja që palëve do t’u vihen në tavolinë për t’u nënshkruar? A janë parashikuar financime në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit për lehtësimin e ekonomisë në këtë periudhë të vështirë ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë?

Luigi Soreca: Samiti, sigurisht, është fundi i një procesi, i cili ka parë të punojnë shumë njerëz për të arritur ato që ne i quajmë arritje, rezultate. Samiti sjell rezultate konkrete, por këtë herë fjala kyçe është ekonomia, është konvergjenca ekonomike. Gjithë marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë, në datë 16, do të kenë lidhje me ekonominë.

Do të ketë një deklaratë të përbashkët nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të punuar për t’iu bashkuar aleancës evropiane për lëndën e parë. Kjo duket shumë e vështirë për t’u kuptuar, por pa lëndën e parë ekonomia në Shqipëri nuk mund të funksionojë si duhet. Do të ketë edhe një deklaratë që partnerët e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen zonës unike të pagesës me euro, në mënyrë që pagesat ndërkufitare pa para në dorë të jenë më të lehta. Ju e dini se që prej 1 tetorit shqiptarët dhe miqtë nga rajoni do të paguajnë shumë më pak për tarifat roaming për të folur me njëri-tjetrin dhe me miqtë në Evropë.

Këto janë gjëra konkrete, por edhe më konkrete është mbështetja që Bashkimi Evropian i ka dhënë rajonit dhe Shqipërisë që prej vitit të kaluar kur u takuam në Tiranë. Komisioni vendosi, veçanërisht, dhënien e 80 milionë Eurove Shqipërisë për të ndihmuar konsumatorët të përballojnë problemin e çmimeve të energjisë. 72 milionë Euro nga totali prej 80 milionë i janë dhënë tashmë, qershorin e kaluar, qeverisë shqiptare për të ndihmuar familjet, ndërmarrjet e vogla dhe personat e cenueshëm. E di që gazetarët duan shifra, prandaj po ju jap shifra.

1 milion familje po ndihmohen me këto para, 160.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe 12.000 persona të cenueshëm po ndihmohen nga Bashkimi Evropian konkretisht, në përpjekjet e tyre të përditshme me çmimet e energjisë. Pra, jemi shumë krenarë që, si zakonisht, Evropa është këtu.

Procesi u nis me qëllimin për të lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë dhe si shtysë drejt integrimit europian të këtyre vendeve. A do të dëgojmë një sinjal jo thjeshtë mbështetjeje politike, por edhe konkrete për integrimin e rajonit në BE?

Luigi Soreca: Procesi i Berlinit dhe integrimi në BE shkojnë paralel. Procesi i Berlinit është aty për të ndihmuar vendet e rajonit për të ecur përpara me integrimin dhe ky moment është veçanërisht i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, për shkak të Samitit Ballkani Perëndimor–BE më 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel. Ky është momenti që Shqipëria duhet të mbajë parasysh. Lidhur me punën e bërë nga Shqipëria vitin e kaluar për integrimin, dua të përgëzoj këtu me dhjetëra zyrtarë të administratës publike që kanë ardhur në Bruksel për të prezantuar legjislacionin shqiptar për t’u dëgjuar nga Komisioni Evropian.

Ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Ata kanë qenë ambasadorët më të mirë të këtij vendi dhe kanë përgatitur terrenin për një vendim pozitiv. Por ka ardhur koha të shmangen çështjet shqetësuese në këtë rrugë deri në dhjetor, në mënyrë që Shqipëria të mund të hapë kapitullin më të rëndësishëm, që është i ashtuquajturi kapitull i çështjeve themelore, i cili është, si të thuash, karburanti që Shqipëria të ecë shpejt drejt procesit të integrimit. Nëse gjatë kësaj periudhe Shqipëria vazhdon të japë rezultate, siç ka bërë deri tani, jam i bindur se në dhjetor mund të ketë një lajm shumë të mirë për vendin.

Etiketat e lidhura

Luigi Soreca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 9 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 16 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 17 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 18 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.