Selami: Jemi në rrugën, por jo “në drejtimin e duhur”

 

Ish- ­kryetari i PD-së Eduard Selami, e cilëson të gabuar rrugën në të cilën është adresuar vendi, duke shprehur zhgënjimin e tij për faktin që edhe pas 25 vitesh demokraci, vendi ka dështuar të ndërtojë institucione.

Deputeti demokrat ka ironizuar sloganin “Drejtimi i duhur”, të cilin Partia Socialiste e përdori gjatë zgjedhjeve të fundit, kur u shpreh se vendi është në rrugën e drejtë, por në drejtimin e gabuar. Për themeluesin e PD­-së, klasa politike në këto 25 vite nuk arriti ta përdorë në mënyrë efikase demokracinë që fitoi pas viteve 1990, dukekrijuar në këtë mënyrë institucione të paqëndrueshme. “Megjithëse ne jemi në rrugën e duhur, që është demokracia, në Perëndim te vlerat e mira, nuk është një histori e madhe suksesi. Jo vetëm për standardet e Adenauerit, por edhe për vendet e tjera. Po të përmendim Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Singaporin. Nuk është shfrytëzuar si duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë, duke lozur pak me fjalët, them se “Shqipëria është në rrugën e drejtë, por jo në drejtimin e duhur. Është në drejtimin e gabuar, sepse nuk ka krijuar institucione”, theksoi deputeti demokrat/Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?