FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Senatori Robert-Metës: Bashkëpunini SHBA-Shqipëri do të rritet në të ardhmen

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat Roberts.

Gjatë këtij takimit,  Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve.

Roberts: “Është një privilegj që ju kemi sot këtu në një moment kaq të veçantë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij eventi. Jeni shumë i mirëpritur. Ne besojmë se në të ardhmen bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i ngushtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta e falënderoi senatorin Roberts për pritjen e tij duke nënvizuar se Shqipëria mbështetet fuqimisht tek bashkëpunimi i ngushtë me SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta: “Ju falënderoj që më ftuat këtu dhe ne mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Ne besojmë se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të forta dhe do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në shumë fusha, edhe në atë të agrikulturës”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?