Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj thirrje deputetëve: Vendi ka nevojë për dialog politik. Të sillemi si evropianë

Politikë E hënë, 5 Shtator 2022 17:50
Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj thirrje deputetëve: Vendi ka nevojë për dialog politik. Të sillemi si evropianë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me nisjen e sesionit të ri në Parlament, Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve, në të cilin thuhet se vendi ka nevojë për dialog politik. ”Dialogu politik, gjithëpërfshirja dhe konsensusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm”.

Po ashtu Presidenti Begaj nënvizon edhe se korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpresën për një të ardhme më të mirë.

”Modeli i zyrtarit duhet të jetë ai i llogaridhënies, i respektimit të ndarjes së pushteteve, i respektimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësisë publike. Ne kemi detyrimin të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi, punën dhe rolin e çdo aktori institucional në ushtrimin e detyrave të tyre në luftën kundër korrupsionit për forcimin e besimit qytetar tek institucionet e drejtësisë”,-thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Letra e plotë

Të nderuar Zonja dhe zotërinj deputetë! Nisja e sesionit të ri të punimeve të Kuvendit, më krijon mundësinë, t’ju drejtohem të gjithë ju deputetëve, për t’ju uruar punë të mbarë, angazhim të frytshëm dhe maksimal në përmbushje të të gjitha detyrave dhe përgjegjësive tuaja të larta, si përfaqësues të vullnetit politik të popullit shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për mua si President i Republikës, bashkëpunimi me Kuvendin është jo vetëm përgjegjësi e përmbushjes së detyrës kushtetuese, por më shumë se kaq është shprehje e bindjes dhe e besimit se bashkërisht mund të shpalosim një dimension tjetër qasjeje dhe sjelljeje politike, në përputhje me atë që pret shoqëria shqiptare nga klasa politike dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur prej saj.

Marrja e vendimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, domosdoshmërisht imponon për të gjithë ne, reflektim dhe më shumë përgjegjshmëri, seriozitet dhe më shumë përkushtim. Na duhet të jemi po aq evropianë për nga vizioni dhe standardet e sjelljes politike, e cila të reflektojë pikërisht këtë realitet të ri të marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Dialogu politik, gjithëpërfshirja dhe konsensusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm. Historia na ka treguar se kur reformat janë konsensuale, ndikimi pozitiv është i drejtpërdrejtë në integrimin e vendit, në ekonomi, në demokratizimin e institucioneve dhe në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të jetesës së qytetarëve. Fryma e bashkëpunimit, vendosmëria dhe kohezioni, janë thelbësore për të qenë gjithmonë prezent në punën tonë, si mbrojtës të interesave të vendit dhe të qytetarëve.

Reformat e mëdha dhe jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, të inicuara me vullnetin e të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë nevojë që të mbështeten edhe më shumë nga të gjithë ne, ndaj sfida e radhës do të jetë përafrimi i legjislacionit tonë sipas standardeve evropiane, që të mund të jemi pararendës të përmbushjes së aspiratës kombëtare për Shqipërinë Evropiane.

Të nderuar deputetë! Korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpresën për një të ardhme më të mirë. Modeli i zyrtarit duhet të jetë ai i llogaridhënies, i respektimit të ndarjes së pushteteve, i respektimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësisë publike. Ne kemi detyrimin të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi, punën dhe rolin e çdo aktori institucional në ushtrimin e detyrave të tyre në luftën kundër korrupsionit për forcimin e besimit qytetar tek institucionet e drejtësisë.

Sesioni i ri i Kuvendit, që ju të nderuar deputetë nisni sot, i paraprin periudhës kur do të mbahen edhe zgjedhjet e radhës për organet e qeverisjes vendore, të cilat janë kësisoj edhe një mundësi e mirë për të dëshmuar pjekurinë dhe përgjegjshmërinë politike, seriozitetin dhe përkushtimin e të gjithë aktorëve politikë për të realizuar zgjedhje sipas standardeve europiane edhe në Shqipëri.

Reforma zgjedhore kërkon bashkëpunim, transparencë, gjithëpërfshirje, seriozitet dhe përputhshmëri të plotë me parimet e sugjeruara nga Komisioni i Venecias si dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Qeverisja ka nevojë për këndvështrim kritik dhe oponencë, sepse mendimi kritik sjell debat konstruktiv dhe debati konstruktiv sjell përmirësim. Në këtë frymë, është e rëndësishme gjithëpërfshirja në ligjbërje sidomos për çështjet e mëdha si mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore te njeriut, çështjet e sigurisë kombëtare e të integrimit evropian, si edhe për çështje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar etj.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë! Situatat globale, koniunkturat politike dhe kërcënimet gjithnjë në rritje, siç u dëshmuan edhe nga agresioni rus në Ukrainë, e kanë vënë botën përballë sfidave shumë delikate.

Vendi dhe rajoni ynë vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të faktorëve të ndryshëm të riskut, ndikimeve të reja e të vjetra, që përkeqësohen edhe më tej nga kriza ekonomike, rritja e çmimeve, pasiguria ushqimore dhe energjetike, kërcënimet kibernetike, pandemitë dhe epidemitë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndjekim me vëmendje zhvillimet në të gjitha vendet e rajonit e sidomos në Kosovë. T’iu ofrojmë institucioneve të Kosovës mbështetje në të gjitha nivelet, dhe veçanërisht për rritjen e numrit të njohjeve, për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtarë.

Në këto kushte, ju takon juve të nderuar deputetë, i takon Kuvendit të Shqipërisë të jetë modeli i sjelljes dhe veprimit si patriotë, ku interesat e grupit apo të partisë, nuk mund të qëndrojnë më lart se interesat e popullit dhe ato kombëtare. Në prag të festimeve të 110 vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar ju uroj punë të mbarë në të mirë të qytetarëve dhe të Shqipërisë sonë të dashur!

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 4 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 4 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 5 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 16 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.