Shefi i Organizatës së OBSH: Deklaratat e Edi Ramës të papërshtatshme

Raul Gonzales, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i ka cilësuar të papërshtatshme disa deklarata të Edi Ramës për të prekurit nga tërmeti. Në studion e Enkel Demit në “ABC News”, Gonzalez u pyet se si e vlerësonte qëndrimin e Edi Ramës, kur tha se të prekrurit nga tërmeti po flenë në hotele me pesë yje.
“Nuk kam e dëgjuar këtë fjali, por po ta dëgjoja do thosha çfarë formimi ka ky person, në një kontekst të tillë kur një person e thotë këtë, unë do të thoja që është e papërshtatshme”,- tha Gonzales.
Pas këtij reagimi, Nënkryetari i LSI Petrit Vasili thotë se qëndrimet e kreut të qeverisë janë të turpshme për çdo standard. “Ja çfarë thotë Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales, për deklaratat e turpshme të Edi Ramës për qytetarët e goditur nga tërmeti, ku sipas Kryeministrit: “nuk ka bërë vaki që të prekurit nga tërmeti të strehohen në hotele me 5 yje, madje as kur janë me pushime”,- shprehet Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?