Shehi kërkon hetim për votat e pavlefshme: Nga dalin këta deputetë që nuk ua dinë emrin as te partia e vet

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka kërkuar që të hetohen 80 mijë votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit. Në një shënim në rrjetet sociale, Shehi ngre dyshimet sesi mundën të marrin mandatin kandidatë të panjohur.

Aleati i demokratëve, thekson se bëhet fjalë për industri blerje votash në dy mënyra: nëpërmjet punësimit dhe asaj klasike të blerjes me para.  Shehi thotë se mafia dhe shteti kanë blerë gjithë këto votat e pajustifikueshme.

“Po kërkojmë të hetohet, të dimë nga vijnë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këto deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota? Një lloj industrie që blen vota. Unë besoj se i blenë votat: nëpërmjet punësimit, të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare, një lloj klientelizmi. Dhe blerja klasike. Kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit. Zgjedhjet e fundit në Siçili ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këtu tek ne janë bashkë mafia e shteti. Mafia dhe shteti kanë blerë gjithë këto votat e pajustifikueshme,” shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?