Shehu: Rama po krijon një precedent të rrezikshëm
Procedimi për 34 deputetë për protestën në 4 akset e vendit, për deputetin e PD-së Tritan Shehu është një provokim që krijon një precedent ekstremisht të rrezikshëm. Në faqen e tij të facebook-ut, Shehu shkruan se:
”Të kërkosh të dënosh të zgjedhurit e popullit, vetëm se morën pjesë në disa protesta paqësore popullore me motive krejt të drejta e njerëzore, kalon çdo kufi. Nuk eshte vetëm e drejta, por dhe detyra e deputetit të ndjekë elektoratin, të jetë me ata, t’i dëgjojë ata, të asistojë sa më shumë në grumbullimet e tyre, kjo edhe për të influencuar në evitimin e më të keqes”,-shkruan Shehu.
Nga ana tjetër, Shehu shton se këto nuk janë lojra fëmijësh. ”Si mendoni se do të influencojë një gjë e tillë për rrugën tonë europiane? Të tilla veprime nuk janë shakara e as lojra fëmijësh!”.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
Z.Kryeminister, ju po i coni tensionet politike ne vend drejt pikes “pa kthim mbrapa”! Urdheri juaj per te proceduar penalisht deputetet, kryebashkiaket e opozites e qytetaret, eshte tejet provokues dhe krijon nje precedent ekstremisht te rrezikeshem.
Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin nese mund te na denoni apo jo, megjithese kur regjimet marrin kete “fytyre” mund te ndodhe gjithecka, por pak rendesi ka kjo.
Te kerkosh te denosh te zgjedhurit e popullit, vetem se moren pjese ne disa protesta paqesore popullore me motive krejt te drejta e njerezore, kalon cdo kufi.
Nuk eshte vetem e drejta, por dhe detyra e deputetit te ndjeke elektoratin, te jete me ata, t’i degjoje ata, te asistoje sa me shume ne grumbullimet e tyre, kjo edhe per te influencuar ne evitimin e me te keqes.
Ky eshte e ka qene nje parimi i im i pa lekundur, edhe kur eshte protestuar kunder qeverise sime, duke tentuar te qetesoj njerezit, te dialogoj me ata, qofte edhe duke rrezikuar seriozisht jeten time.
Ne fakt ju vete duhej te na e kerkonit ne te zgjedhurve, per te qene prane elektoratit; nqs ne Kukes do ishin edhe deputetet ate dite, disa gjera ndoshta do te ishin evituar.
Kam nje pyetje per ju Z.Kryeminister, ku e keni pare kete model sjelljeje me deputetet e njerezit, kete penalizim masiv?
Ne vendet demokratike jo- ne fakt po tejkaloni edhe ato diktatoriale apo neo diktatoriale te sotme, edhe modelet tuaja aty. Si mendoni se do te influencoje nje gje e tille per rrugen tone europiane? Te tilla veprime nuk jane shakara e as lojra femijesh! Une qe po ju shkruaj keto rradhe jam nje politikan qe beson se politika eshte “arti i kompromisit dhe jo gjeneratori i perplasjes”, por fatkeqesisht ju keshtu po e coni vendin drejt perplasjeve te medha. Duhet ta ndaloni kete “makinen tuaj te te keqes” sa nuk eshte vone!
KOHA JONË SONDAZH

