FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehu: Ta bëjmë Dibrën qytetin ku emigrimi të mos jetë shpresa

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë ndjekur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ndeshjen e Kombëtares.

Shehu tha se së bashku me energjinë, mençurinë dhe vendosmërinë e të rinjve do të arrijnë që ta bëjnë Dibrën një qytet të zhvilluar, ku të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë.

Sherefedin Shehu: Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati për kryetar bashkie u takua edhe me të përndjekurit. Zoti Shehu tha se ata do të kenë përfaqësuesin e vet në bashkinë e Dibrës, në mënyrë që të gjithë ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist, përveç kryetarit të Bashkisë të kenë edhe një derë tjetër ku të diskutojnë për hallet dhe problemet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shehu zhvilloi takime edhe me banorë të fshatrave Brezhdan, Ushtelenxë, Trojak, Sllovë, Vlesh. Infrastruktura rrugore, sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimet janë prioritete të punës së bashkisë të drejtuar nga z.Shehu.

Kandidati për kryebashkiak u tha banorëve se kthimi i administratës në shërbim të qytetarëve do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre duke u shërbyer aty ku ata jetojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?