FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit përplasen me policinë. Të premten vijnë në Tiranë

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish për pagat e munguara, dhe këtë herë janë zhvendosur brenda ambienteve të uzinës. Prej disa muajsh ata kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillim të punës së uzinës. Ata janë konfrontuar me administratorin i cili u mbrojt nga forcat e sigurisë.

Kreu i konfederatave Taf Koleci u ka kërkuar protestuesve që të premten të nisen drejt Tiranës, njësoj si Kukësi. Ai tha se ka komunikuar me ministrin Damian Gjiknuri, por ka një ngërç midis palëve, pasi është futur në mes banka. Koleci shtoi se do i kërkojnë kryeministrit Rama fillimin e punës për të gjithë punëtorët dhe jo vetëm një pjesë.

Me kontratat individuale qe keni firmosur ju quheni punëtorë te rinj”, – është shprehur ai. Protestuesit thanë se protesta do të vijojë në rrugët e Ballshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?