Sherr gjatë mbledhjes mes këshilltarëve PS-LSI, në Fier
Marrëdhëniet e tensionuara PS-LSI mund të shfaqen hapur, në bazë. Këshilltarët e PS-së dhe të LSI-së kanë zhvilluar një mbledhje të tensionuar dhe me debate të ashpra mes njëri-tjetrit në Fier.
Dy kanë qenë pikat e nxehta që kanë ngjallur debat në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Fierit: dëmshpërblimi i të përmbyturve nga reshjet e fundit dhe pika e grumbullimit të mbetjeve inerte.
Ishin këshilltarët e LSI-së që kërkuan të parët informacion se çfarë kanë bërë grupet e punës të ngritura nga bashkia në lidhje me dëmshpërblimet e banorëve dhe bizneseve të përmbytura nga dalja e lumit Gjanicë.
Por kjo çështje nuk është prekur nga këshilltarët socialistë, gjë që ka çuar në përplasje verbale mes palëve.
Pika e dytë ishte shpallja e emergjencës ekologjike, me këshilltarët socialistë që kërkuan mbylljen e pikës aktuale të grumbullimit të mbeturinave inerte.
Por këshilltarët e LSI-së kërkuan një ndërprerje për të formuluar qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.
Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe as kryeadministratori i bashkisë, Florian Muçaj.
KOHA JONË SONDAZH

