Sherr për 5 Majin. Braçe, Bashës: Mos vendos më lule te dëshmorët
Edhe këtë vit debatet mes së majtës dhe të djathtës kanë shoqëruar ceremonitë festive të Ditës së Dëshmorëve, 5 majit.
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka sulmuar kreun e PD për homazhet e sotme. Sipas tij, Basha nuk duhet të bëjë homazhe te dëshmorët, pasi partia e tij nuk e njeh Luftën Nacional Çlirimtare.
Postimi i Erjon Braçes në Facebook:
“E kam pyetur veten shpesh;
KE NDERON NE VARREZAT E DESHMOREVE TE KOMBIT, LULZIM BASHA?! Ai nuk e njeh luften me te madhe te popullit shqiptar-Luften Antifashiste Nacional Cririmtare, per pasoje as deshmoret e saj!
Ai e quan kete lufte, Lufte Civile, beteje per pushtet etj,
duke mohuar nga fillimi ne fund,
betejen per liri te nje populli te tere.
Ai nuk e njeh Clirimin e ketij vendi nga pushtuesit, ka shpikur nje date te veten te clirimit e vendit,
ate nderon, por si dite ripushtimi;
Madje ka idiote rreth vetes qe kete e quajne dite te pushtimit te veriut nga jugu!!!! Atehere ke nderon Lulzim Basha ne varrezat e Deshmoreve te Kombit ku shumica, shumica, jane luftetare te asaj lufte epike,
Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare?! Kerkend!
Lulzim Basha nuk ka respekt per kerkend e asgje ne kete vend!
Lulzim Basha eshte bosh, shtiret nga nevoja, genjen kurdo e kedo me shfaqjet e tij, si kur shkon ne ato varreza dhe dhunon, ashtu edhe kur hyn ne kishe apo xhami dhe ben sikur beson!
Ai ka vec nje besim;Besimin tek paraja! Kjo eshte e verteta!
Ndaj, sot ne 5 Maj, gjithe ne te tjeret te respektojme ndershmerisht Deshmoret e Kombit!”
Poshtë fashizmi!
KOHA JONË SONDAZH

