FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri në Kuvend, Byroja mblidhet në orën 18:00

Ishte paralajmëruar se nuk do të ishte një seancë e qetë, dhe ashtu ndodhi. Opozita hodhi miell tek Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, por ujin e hodhi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Ditmir Bushati. Shishin e derdhi tek deputetët e opozitës.

Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të vendosur lidhur me përjashtimin e deputetëve.

PS-ja kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës. Deputetët për të cilët PS-ja kërkon nga Byroja masën e përjashtimit janë: Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike dhe Braimllari dhe Mehmetajt nga LSI-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që përsa i përket ministrit Bushati, PS-ja kërkon përjashtimin, pasi reagoi pas sulmit të opozitës që hodhi miell, duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?