Shkëlzen Berisha shkon në SPAK

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Mësohet se Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët lidhur me çështjen e Gërdecit.

Siç shihet në këtë foto, Shkëlzen Berisha mbante në duar dhe një dosje dhe ka hyrë në derën e SPAK, i vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë avokat.

“Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë. I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim”, tha Shkëlzen Berisha për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK.

SHKARKO APP