Shkëlzen pas daljes nga SPAK: Nuk kam asnjë frikë! Nuk kam lidhje me Gërdecin
SPAK-u po vazhdon hetimet për Gërdecin. Pas marrjes të pandehur të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, sot prokurori i dosjes ka thërritur Shkëlzen Berishën për të dëshmuar.
Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga dëshmia që dha sot në SPAK për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.
Pjesë nga komunikimi me mediat:
Shkëlzen Berisha: Më bën përshtypje fakti që e njejta çështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.
Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.
Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston.
Komunikim i gjatë me ministrin e Mbrojtjes atëherë?
Shkëlzen Berisha: Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.
Çështja sipas mendimit tim është politizuar.
Jeni i frikësuar?
Shkëlzen Berisha: Aspak.