Shkrimtari i njohur: Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së!

Shkrimtari i njohur, profesor Gazmend Kapllani nga SHBA, ka dalë sot me një thirrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë: “Votoni kundër PS-së!”

Thirrja e tij e publikuar në Fb është nxitur nga vlerësimet që i bëri publikisht Luljeta Bozo, kandidatja kryesore në listën e Partisë Socialiste, diktaturës së proletariatit të Enver Hoxhës.

Gazmend Kapllani shkroi në Fb: ““Shoqja Nexhmije vdiq herët: ndoshta do të ishte tani në krye të listës së PS-së në vend të shoqes Luljeta. Sa për të tjerat: të thuash nga pozita e dikujt që kërkon pushtet politik që regjimi enverist, nga më kriminalët dhe paranojakët e historisë së Shqipërisë dhe të botës “ka pasur më shumë të mira se të këqija”, është barbarizëm. Nuk është vetëm përligjje e krimit dhe dhunës, por edhe nxitje për krim dhe dhunë. Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së! Që këtej e tutje është detyre morale,” thekson me forcë Gazmend Kapllani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?