FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqëria civile: Nuk presim Bashën. Nesër jemi në protestë

Ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar se protesta e radhës do të bëhet ditën e martë, një pjesë e shoqërisë civile nuk ka pritur, por u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve pa dallim partie që të mblidhen që nesër përpara zyrës së kryeministrit Rama.

Njerëzit janë ftuar që nesër në orën 12:00 aktivistë të mblidhen për t’i dhënë një mesazh të fortë kryeministrit, duke I kujtuar që Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish, por qytetarëve.

Në shpalljen e saj Nisma ‘Thurje’ ka njoftuar se nuk ka rëndësi bindja politike, shqiptarët duhet t’i bashkohen kësaj proteste sepse të gjithë po paguajnë taksa njësoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditën e shtunë, në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i djathtë apo pa bindje politike.

Nuk ka rëndësi nëse je nga Kukësi apo nga Saranda, nga Dibra apo nga Korça. Të gjithë paguajmë njësoj! E nëse nuk bashkohemi, do të paguajmë edhe më shumë.

Nëse nuk reagojmë, Atdheun që na e lanë trashëgim të parët tanë, nuk do jua lëmë dot trashëgim fëmijëve por një grushti politikanësh e biznesmenësh pranë tyre.

Kushdo qofsh, bashkohu të shtunën në orën 12:00. Jo për partitë, jo për kryetarët por për veten tënde, për familjen tënde, për Shqipërinë tonë”, njofton nisma “Thurje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?