FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpëtim Idrizi, Dules: Pse mërzitesh? Interesat greke t’i mbron Rama!

Shpëtim Idrizi po kalon në opozitë. Pritet takimi final i tij me Lulzim Bashën.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi në studion e “News 24” në emisionin “Kjo Javë” se në fakt PDIU ka qenë në opozitë, por tashmë po bashkohet me frontin zyrtar opozitar.

Ajo që është përfolur këto ditë është bashkëjetesa në një koalicion me PBDNJ-në, partinë e minoritetit grek e drejtuar nga Vangjel Dule. Kujtojmë se ai u largua nga koalicioni me Ramën sapo u bë pjesë e mazhorancës partia e çamëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Shpëtim Idrizi duket se për PDIU nuk është problem qenia në koalicion e partisë së minoritetit, madje tha se as për ata nuk duhet të jetë problem afrimi i çamëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në asnjë rast nuk kam kondicionuar interesa personale, ju e dini që ne shkonim ata kanë ikur. Ne nuk kemi asnjë problem me kauzat e partisë së Dules, bëhet fjalë për të drejtat e njeriut. Nëse ne kemi qenë dhe do jemi shumë të fuqishëm përballë Greqisë, ne e kemi problemin me Greqinë që duhet t’i hapi rrugën zgjidhje çështjes çame. Nuk e di çfarë pune ka Dule kur ne merremi me Greqinë. Unë i them zotit Dule, mos u merakos se interesat e Greqisë i mbron shumë mirë kryeministri Rama. Sa i takon marrëdhënieve me minoritetin, s’kemi pasur asnjëherë asgjë. Kemi bashkinë e Konispolit ku bashkëjetojnë çamët dhe minoritarët”, deklaroi Dule./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?