Shpifja vepër penale, Berisha e dekriminalizoi, Rama e rikthen pas 3 vitesh
Ashpërsohen raportet mes Qeverisë dhe medias. Në fshehtësi të plotë Qeveria ka miratuar një amendim në kodin penal që parashikon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve.
Kështu 3 vjet e gjysëm pasi kryeministri Edi Rama mbështeti nismën e paraardhësit të tij Sali Berisha i cili dekriminalizoi shpifjen, tashmë është tërhequr nga kjo mbështetje dhe sugjeron dënimin me gjobë deri në tre vjet burg për ata që shpifin ndaj funksionarëve të lartë të shtetit.
Megjithatë nuk dihet nëse kjo nismë e Kryeministrit që të votohet kërkon 84 vota do të ketë edhe mbështetjen e partive të tjera në qeverisje, pasi nëse sjellim në vëmendje disa kode si ai rrugor, penal dhe ligjin e nëpunësit civil vijojnë të jenë në axhendën e parlamentit dhe nuk kalojnë për miratim për shkak të mos dakordësisë së PS dhe LSI.
KOHA JONË SONDAZH

