Shqipëria e treta në botë për performancën turistike, Rama: Rritje spektakolare prej 56%

Shqipëria renditet e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56 % në ardhjet e turistëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar statistikat e Barometrit Botëror të Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

“Kemi arritur diçka të pabesueshme: vendi i tretë në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56 % në ardhjet e turistëve”, theksoi ai. Kryeministri u shpreh se “kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht të profesionistëve të industrisë sonë të turizmit”.

“Së bashku e kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit gjithnjë e më të mirë. Nga brigjet plot diell të Rivierës shqiptare, deri te bukuria historike e Gjirokastrës, ne kemi diçka për të gjithë”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu kryeministri përcolli edhe një mesazh për udhëtarët në mbarë botën: “Ejani të zbuloni perlën që quhet Shqipëri, e pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit. Mos e humbisni – rezervoni sot aventurën tuaj shqiptare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?