Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria në BE, gjysma e gjermanëve dhe francezëve janë kundër

Politikë E premte, 22 Prill 2022 20:11
Shqipëria në BE, gjysma e gjermanëve dhe francezëve janë kundër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria e kërkon prej vitesh anëtarësimin në BE, por a na duan ne europianët? Gjysma e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Kjo përqindje është më e ulët e ajo e vitit 2018. Dhe janë 43% e francezëve të anketuar në vitin 2022 janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndryshe nga viti 2018 ku përqindja ishte 56%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më e lartë është përqindja e francezëve që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku në vitin 2022 është 21% krahasuar me 13% në 2018. Edhe popullsia gjermane duket se ka deri diku të njëjtin mendim, pasi 44% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE, por sërish kjo shifër është më premtuese se e vitit 2018, ku 55% e gjermane ishin kundër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

25% e gjermaneve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndryshe nga viti 2018 ku kjo shifër ishte 21%. Sa i përket vendeve të tjera të Europës si Spanja dhe Italia, ka një raport të përmbysur. 40% e spanjollëve në vitin 2022 janë dakord që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa 24% janë kundër.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Vendi që është më përkrahës që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së prej këtyre është Italia, ku 45% janë pro dhe 27% kundër. Qytetarët e këtyre katër vendeve të Europës, sipas sondazhit ndajnë me përafërsi të njëjtin qëndrim edhe në raport me vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Përqindja më e lartë e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se vendet e rajonin nuk janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së, por ndryshe ndodh me Spanjën dhe Italinë. Për Malin e Zi, 35% e francezëve janë kundër anëtarësimit në BE, ndërsa 26% janë pro. Sa u përket gjermanëve, 35% janë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në BE, ndërsa 30% janë pro. 45% e spanjollëve mendojnë se Mali i Zi duhet të jetë në BE, ndërsa 18% janë kundër. Sa u përket italianëve, 28% janë pro e 30% kundër.

Për Serbinë, 42% e francezëve janë kundër anëtarësimit të këtij vendi në BE, e 23% janë pro. Gjermanët, 41% e tyre mendojnë se Serbia nuk duhet të jetë në BE, 27% mendojnë se duhet. 41% e spanjollëve besojnë se Serbia duhet të jetë në BE, 23% janë kundër. 37% e italianëve mendojnë se Serbia nuk duhet të jetë në BE, ndërsa 33% janë pro.

Maqedonia e Veriut sipas 36% të francezëve nuk duhet të jetë në BE, ndërsa 23% mendojnë se duhet. 36% e gjermanëve, nga ana tjetër, mendojnë se RMV duhet të jetë në BE, ndërsa 31% mendojnë se nuk duhet. Spanjollët, 45% e tyre mendojnë se RMV duhet të jetë në BE, 19% janë kundër. 35% e italianëve mendojnë se RMV duhet të futet në BE, 32% janë kundër.

Për Bosnjën dhe Hercegovinën, 40% e francezëve mendojnë se nuk duhet të futet në BE, 24% mendojnë se duhet. Gjermanët, 35% janë kundër anëtarësimit të këtij vendi në BE, 33% janë pro. 45% e spanjollëve janë pro anëtarësimit, 19% janë kundër. Ndërsa 35% e italianëve mendojnë se Bosnja e Hercegovina duhet të futet në BE, ndërsa 325 janë kundër.

Sa i përket Kosovës, 44% e francezëve janë kundër anëtarësimit të saj në BE, 19% janë pro. 41% e gjermanëve janë kundër Kosovës në BE, 27% e tyre janë pro. Ndërsa, 35% e spanjollëve mendojnë se Kosova është gati për në BE, 27% kundër. 35% e italianëve nuk janë pro anëtarësimit të Kosovës në BE, 33% e mbështesin anëtarësimin.

Shteti për të cilin katër vendet e Unionit janë më shumë dakord për anëtarësimin e tij në BE është Norvegjia, ku mbi 70% popullsisë së këtyre vendeve është pro, dhe nën 10% kundër. Të dhënat janë marrë nga anketimi i 19739 të rriturve në Francë, 2045 në Gjermani, 1021 në Spanjë dhe 1020, për periudhën kohore 9-21 mars. Anketimi është bërë nga kompania ndërkombëtare e të dhënave YouGov, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve. /Euronews Albania/

Etiketat e lidhura

albaniaeuropaFrancaGjermania
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.