Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:23 Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa për motomjetet elektrike taksa do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqipëria në emergjencë”! Çfarë përmban paketa 100-ditëshe e Berishës?!

Aktualitet E diel, 16 Shkurt 2025 13:11
“Shqipëria në emergjencë”! Çfarë përmban paketa 100-ditëshe e Berishës?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po prezantohet “Programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë”. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se gjatë dy mandateve qeverisëse ata dyfishuan rrogat dhe pensionet. Ai u shpreh se gjatë qeverisjes rritën eksportet dhe investimet e huaja ndërsa sot ato kanë pësuar një rënie katastrofale.

Kreu i PD-së shtoi se euro është shndërrruar në një monedhë toksike. Ai theksoi se ka 35, 38% zhvlerësim dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje, kompensim nga qeveria. Berisha tha se në programin e tyre ata do të rrisin pensionet në mënyrë substanciale dhe se do vendosin minimumin jetik 200 euro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Para 4 minutash
Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa ...

Para 13 minutash
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Para 21 minutash

“Por, ne kemi një praktikë. Nuk e nisim. Ne kemi një trashëgimi, dhe trashëgimia jonë në këtë drejtim është inkurajim për ne. Në periudhën që qeverisëm dy mandate, ne dyfishuam rrogat, ne dyfishuam pensionet, ne rritëm me 320% eksportet, ne rritëm me 300% investimet e huaja. Ku janë eksportet sot? Nga 2023 në 2024, ato kanë rënë 32%. Rënie katastrofale kjo, 32%. Asgjë nuk shpreh prodhimin dhe punësimin më shumë se eksporti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eksportet i rrëzoi përtokë narkoeuro. Euro është shndërrruar në një monedhë toksike për ne. 35, 38% zhvlerësim. Asnjë ndërhyrje, asnjë kompensim nga qeveria, vetëm një soditje. Prodhimi industrial, ka 6 semestre që bie në mënyrë progresive. Prodhimi bujqësor po bie. Ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri që prodhon, prodhon, prodhon. Sepse ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme prodhimi. Ne do nxisim prodhimin me incentiva fiskal, me kredi dhe me shumë mekanizma të tjerë, të cilët i kanë elaboruar ekspertët tanë shumë mirë.

Sot, ekonomia shqiptare bazohet në ndërtimin, por Shqipëria është shumë interesante. Kur njeriu sheh këto kulla, dhe kemi treguar se kemi ndërtimet më të larta në Europë, mendon se bankat këtu janë në aktivitet të madh. Jo, për fat të keq bankat pothuajsë janë në gjumë, sepse vetëm 800 mln nga 4 mld euro të investuara në këto kulla vijnë nga banka, tjerat vijnë nga nëntoka. Cili është rezultati? Rezultati është: një i ri duhet të punojë 100 vite për të thurur ëndrrën e tij në Tiranë, për të blerë një banesë, për të patur një apartament. Nuk mund ta blejë. Prandaj ai ikën kudo në Europë, përveç Mynihut dhe Parisit, e blen më lirë se këtu.

Kjo situatë është një emergjencë, do t’i japim fund. Ne përmbysim shpërndarjen e buxhetit e të ardhurave kombëtare. Ne do i japim prioritet absolut investimit në burime njerëzore. Do marrim çdo masë që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre, që investimet e tyre të gjejnë sukses. Do të bëjmë gjithçka që fermeri shqiptar të bëhet konkurrent me fermerë të vendeve tjera. Do nxisimin prodhimin dhe përpunimin në këtë sektor ku janë të punësuar gjysma e shqiptarëve.

Do rrisim pensionet në mënyrë substanciale, do vendosim minimumin jetik 200 euro. Miq, e keni parë Edi Ramën, që për të mashtruar pensionistët vë në anë biznesmenë, në anën tjetër pensionistë. Dhe u thotë, ja këta, thotë, nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Po, a e dini ju që borxhliu më i madh në sigurimet shoqërore është Edi Rama dhe administrata e tij. Çdo pensionist duhet ta dije se sa i detyrohet fondit të sigurimeve, 100 mln euro. Se i mban punonjësit e administratës në të zi. Se ka rritur me 3 herë numrin e punonjsve të administratës vetëm për efekte elektorale, por nuk ua paguan sigurimet shoqërore.

Lufta kundër informalitetit do fillojë nga shteti. Natyrisht, ne jemi qeveri e vogël. Ne jemi konservatorë, qendrojmë qeveri e vogel. Pra, ne do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues, transformues në jetën e të gjithë shqitparëve në nevojë. Do ketë një efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, transformues të të gjithë bizneseve, tek të gjithë fermerët. Shqipëria është në emergjencë dhe ne do i përigjemi asaj me emergjencë. Faleminderit!” tha Berisha.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 4 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 9 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca
Para 13 minutash

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit
Para 21 minutash

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 14 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 15 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.