Shqipëria vend i varfër drejt BE-së, qytetarët: ”Nuk kemi qeveri, shteti ka rënë”

Shqipëria pret që në dhjetor të marrë lajmin e madh për hapjen e negociatave, për anëtarësimin në Bashkimin Europian por deri atëherë rruga duket e vështirë. Pak ditë më parë, Komisioni Europian i dha vendit rekomandimin me kusht.

Në këtë periudhë shkrimet e shtypit ndërkombëtar nuk i kanë munguar këtij procesi, që është zvarritur, për shkak të mos plotësimit të kushteve. Njëra prej tyre është dhe një artikull në gazetën presitgjoze britanike, “Daily Express”, e cila ka udhëtuar në Shqipërinë, ku nëpërmjet një reportazhi ka treguar mbi krizën ekonomike që gjendet në vend dhe dëshirën e vendasve për anëtarësimin në BE.

Në artikullin e botuar gazeta vë theksin se: “Një vend i varfër i cili i ofron të rinjve të saj perspektivë të zbehtë në punësim, ka mijëra të paregjistruar dhe ka “familje që enden rrugëve” dhe një qeveri të quajtur “të korruptuar nga njerëzit e saj”, është duke kërkuar mbështetje nga Britania dhe vende e tjera të BE-së për të shpëtuar atë. Të rinjtë shqiptarë janë larguar nga vendi, në kërkim të një punë në vende të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke komentuar mënyrat e largimit, gazeta “Daily Express”, vijon duke treguar se, disa përdorin marrëveshjen Shenge të BE-së, ajo e udhëtimit pa viza për në Itali dhe Gjermani. Ndërsa të tjerë rrezikojnë kalimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej editoriali nënvizon se situata në vend është e tmerrshme, ku shumica e familjeve janë ndarë me fëmijët. “Express.co.uk” bisedoi me disa pronarë biznesh të cilët pretendojnë se varfëria ka dëmtuar jetën. Burra të moshuar qëndrojnë në rrugë, shesin këpucët e tyre, ndërsa të tjerët përpiqen të shesin cigare të hapura. Dhe ata duan një gjë, për t’u bashkuar në BE.

Hysen, 58 vjeç në një prononcim për gazetën ka thënë se: “Është shumë e vështirë, situata e keqe sepse njerëzit nuk kanë të holla që të paguajnë. Bashkimi Europian do ta përmirësojë Shqipërinë në përgjithësi, ajo do të sjellë lekë këtu. Djali im punon jashtë vendit, në Itali. Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë. Unë kam shpresë se qeveria do të ndryshojë. Ndoshta ne do të kemi nevojë për ligje të reja dhe qeveria të punojë për njerëzit”.

Fiqiri Mici, 54 vjeç i cili shet perime në rrugë dhe jetesën e siguron me mbajtjen e tre dhive, ka treguar për gazetën një Shqipëri ku mbizotëron vuajtja. Ku jeta e vështirë i ka detyruar bijtë e tij që të punojnë në Europë. Ai, si shumë të tjerë beson se zgjidhja e vetme është investimi nga Europa.

Ai tha shprehet se: “Nuk ka punë, nëse ju shihni përreth do të shihni të rinj të moshës 25-30 vjeç, që rrinë në kafene se janë të papunë. Kjo është një situatë e dëshpëruar sepse fëmijët shkojnë në Itali për të punuar në mënyrë të paligjshme. Unë u kapa nga policia kur shkelva në shtetin Italian dhe e kam të ndaluar për të shkuar atje përsëri, kjo për të paktën dhjetë vjet. Unë mendoj se duhet të jemi pjesë e BE-së. Është e nevojshme. Ne këtu nuk kemi qeveri, ne jemi pa shtet”.

Gazeta me ironi, shton se disa kthehen nga Italia dhe Gjermania, por vetëm pak janë kthyer nga Britania e Madhe. Vetëm ata që janë kapur. Faji është mbi Qeverinë. Mendimi i tij është një jehonë nga njerëz në të gjithë Shqipërinë, që janë të dëshpëruar për një ndërhyrje.

Një punonjës i qeverisë i cili ka dashur të mbetet anonim ka thënë: “Ata duan të bashkohen me BE për shkak të përfitimeve ekonomike. Gjashtëdhjetë për qind e të ardhurave që vijnë në familjet këtu janë nga jashtë, sepse këtu nuk ka punë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?