Shqiptarët protestë para Shtëpisë së Bardhë: Shpëtoni Shqipërinë!

Paraditen e sotme, para Shtëpisë së Bardhë në Washington D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë, protestuan kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri ku një parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Protestojnë edhe për ndonjë zyrtar sporadik që po punon për kryeministrin në Shqipëri.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga “spiralja e frikshme e kaosit ku është futur si dhe të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri.”

Zhvillimi i votimeve nga kryeministri pa dekret dhe me një parti si në kohën e komunizmit, ka alarmuar shqiptarët e Amerikës. Nuk mund të konceptohet në demokraci të mbështetësh një qeveri e cila uzurpon të gjitha pushtetet derisa arrin të zhvillojë votime pa opozitën përballë.

SHKARKO APP