Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtatori rikthen debatin për “zgjedhoren”, KQZ-ja e re brenda 19 tetorit

Politikë E diel, 30 Gusht 2020 19:00
Shtatori rikthen debatin për “zgjedhoren”, KQZ-ja e re brenda 19 tetorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organi i ri që do të administrojë zgjedhjet duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor. Nga hyrja në fuqi e kodit zgjedhor, Kuvendi ka 60 ditë kohë, ndërsa e gjithë puna kalon nëpërmjet një procedure të vështirë parlamentare për filtrimin e emrave nga kryekomisioneri e deri tek anëtarët e organeve. 19 tetori është afati i fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrë jetë, pas vendimit të ristrukturimit të tij. Kodi Zgjedhorë në dispozitat kalimtare përcakton se ky organ duhet të ngrihet jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve.  Një ditë më parë Kuvendi hapi procedurën për vendet vakante për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve. Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri në 18 shtator, e më pas Kuvendi do të nisë procedurën e përzgjedhjes në bazë të Kodit Zgjedhor. Neni 17 i Kodit Zgjedhor përcakton procedure e përzgjedhjes së trupës së re, ndërsa në pikën 3 parashikohet ngritja e një Komisioni Parlamentar që vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushte dhe listën ja kalon për votim Kuvendit. Komisioni i  Posaçëm Parlamentar krijohet me përfaqësim  proporcional nga çdo  grup parlamentar. Por ky sanksion vlen për të ardhmen pasi procedura aktuale rregullohet me dispozita kalimtare, kjo për të bërë pjesë të procesit Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Këto forca politike jashtë parlamentare në Komision do të përfaqësohen me një të deleguar të posaçëm, i cili ka këto detyra konkrete: “Komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. I dërguari i posaçëm eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Komisioni me votim eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura. Anëtarët e Rregullatorit zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për  Rregullatorin. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Anëtarët e KAS-it zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për KAS-in. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë”. Ky proces parlamentar për ngritjen e kqz-së së re, pritet të zhvillohet paralelisht me diskutimet në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, i cili do të nisë punën në shtator. Në këtë organ pritet të ketë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare, pasi në kod do të reflektohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që lidhen me listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Etiketat e lidhura

KQZreforma zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 5 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 14 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 17 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 20 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.