Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin në Gjykatën e Elbasanit
Është shtyrë sërish gjyqi për Saimir Tahirin në Gjykatën e Elbasanit.
Njoftimi nga Gjykata
Në vijim të kërkesës tuaj, ju bejmë me dije se seanca gjyqësore me kërkues z. Saimir Tahiri me objekt “Llogaritje e vuajtjes së dënimit, është çelur sot më datë 24.02.2023 në orën 09:24, në prezencë të prokurorit të çështjes dhe në mungesë të avokatit përfaqësues të kërkuesit z. Saimir Tahiri, i cili ka paraqitur kërkesë për shtyerje seance për arsye shëndetësore dhe në mungesë të kërkuesit Saimir Tahiri edhe pse gjykata i është drejtuar me kërkesë për shoqërim Instituconit të Ekzekutimeve Penale.
Seanca gjyqësore është celur sikurse ishte paracaktuar nga gjykata dhe sikurse ishin njoftuar palët në proces, sot më datë 24.02.2023, por nuk është zhvilluar shqyrtimi gjyqësor për shkak të kërkesës për shtyrje të paraqitur nga avokati i kërkuesit z. Saimir Tahiri.
Seanca e radhës është planifikuar për shqyrtim nga gjykata në datë 10.03.2023 ora 09:15.