FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyhet sërish seanca për Berishën, ja kur do të mbahet e radhës

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për informacion 2 mujor të hetimit të SPAK për Sali Berishën.

Në këtë seancë ish-kryeministri u përfaqësua nga Klodiana Gjyzari, avokatja e Alfred Belerit, për shkak të një problemi shëndetësor të avokatit Genci Gjokutaj.

Avokatët e Berishës dhe Jamarbër Malltezit kërkuan papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave. Ata gjithashtu përsëritën kërkesën për shfuqizim të masave të sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak se sipas tyre, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për një masë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK nga ana e tij insistoi në vijimin e masave të sigurisë që janë në fuqi. Në lidhje me fashikujt hetimore, Prokuroria tha se do i vërë në dispozicion të palëve, në mënyrë elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e radhes do të mbahet në 30 korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?