Shtypi grek: Vritet Admir Murataj, i arratisuri nga Trikalla në 2013

Mediat greke, sot, kanë në tituj kryesorë emrin e Admir Muratajt, grabitësit të vrarë në Rinas, por të njohur mjaft mirë në Greqi për arratisjen spektakolare nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, bashkë me disa shqiptarë të tjerë të rrezikshëm.

“Ky është Admir Murataj,- shkruajnë mediat e vendit fqinj,- i cili ishte një ndër 11 kriminelët e rrezikshëm shqiptarë që u arratisën nga burgu i Trikallasë të premten e 22 marsit 2013.  Pas arratisjes, ai është ndjekur nga policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie.

Kur u arratisën duke prerë hekurat, ata hipën në çatinë e burgut dhe shtinë mbi rojat, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë hapën zjarr mbi ta, duke plagosur dy roje. Tetë ditë më vonë, grupi i të burgosurve të arratisur ka grabitur një tavernë të vjetër pranë Athinës dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë ata plagosën fatalisht Katerinën 25 vjeçe nga Isthmia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Admir Murataj, që ishte pjesë e bandës së të arratisurit Marion Kola, përshkoi Greqinë dhe ndeshi me grupin e policëve që e ndiqnin e ku gjatë një përballjeje me ta, vranë një rreshter. George Andritsopoulos ishte baba i dy fëmijëve dhe në pritje edhe të fëmijës së tretë, me gruan shtatzënë. Por ai humbi jetën gjatë gjurmimit dhe përballjes me bandën; kreu i bandës, Marian Kola hapi zjarr dhe e plagosi 37-vjeçarin në kofshë. Pastaj ai vazhdoi arratisjen në male dhe pyje me synimin për të kaluar kufirin dhe hyrë në Shqipëri shkruan syri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afër Konicës pati një tjetër shkëmbim zjarri me bandën nga Forcat Speciale Greke. Gjatë atij shkëmbimi zjarri, u plagosën për vdekje dy prej të arratisurve,njeri prej të cilëve i përfshirë në vrasjen e rreshterit 37-vjeçar. Fillimisht u raportua se i vrari ishte Admir Murataj, por nga ekspertiza rezultoi se ishte një person tjetër,’ përfundon lajmi në shtypin grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?