Shtyrja e qirasë/Paloka për ”KJ”: Rama nuk prek paratë që ndan me oligarkët
Nisma e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e qirasë për bizneset e vogla, familjet në nevojë dhe studentët, duke paralajmëruar qiramarrësit se nëse bëjnë rezistencë do të gjobiten pesëfishin e shumës së qirasë që marrin ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike.
Për ”Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kjo fut njerëzit në konflikt me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër sipas Palokës, kjo ndodh sepse Rama nuk do të prekë asnjë qindarkë nga paratë që ndan me oligarkët. ”Kjo fut njerëzit në konflikt me njëri-tjetrin vetëm se Rama nuk do të prekë asnjë qindarkë nga paratë që ndan me oligarkët”.
Duke paralajmëruar se është gati Akti Normativ për masat e veçanta, Rama ka theksuar se në rast se qiradhënësit do të bëjnë rezistencë, do të gjobiten sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse! Ai u kërkoi që të ulen dhe të bëjnë një marrëveshje me qiramarrësin për të marrë pagesën më këste pas përfundimit të kësaj gjendje. Edhe punonjësit që kanë qenë në të zezë të padeklaruar, sipas Ramës, do të mund të përfitojnë por me kushtin e vetëm që fillimisht të denoncojnë punëdhënësin e tyre.
R.SH