FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si do të hapen dosjet e ish-sigurimit të shtetit?

Puna e parë që do të bëj Autoriteti për Informimin me të dhënat e ish-Sigurimit të Shtetit do të jetë krijimi i një arkive të plotë me të gjitha dosjet që ka disponuar ish Sigurimi i Shtetit dhe me pas çdo institucion, media, apo person juridik mund të ketë akses për të marre informacion mbi dosje te caktuara.

Kryetarja e sapozgjedhur e këtij Autoriteti, Gentiana Sula se hapja e këtij procesi nuk do të krijojë asnjë konflikt social mes personave të përfshirë në histori spiunazhi, që kanë sjellë me pas dramën e qindra familjeve në regjimin komunist, të kundërtën thotë ajo synon ligji për hapjen e dosjeve.

Kryetarja Sula thotë se modeli që do të ndiqet për të gjithë procesin është ai gjerman, por vende të tjera ish-komuniste që e kanë bërë hapjen e dosjeve vite me pas kane përdorur teknologji më moderne, ndaj mund të kërkohet të huazohen modelet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Shqipëria dhe Rusia janë të vetmet vende që kanë qene pjesë e bllokut komunist, që nuk e kanë bërë hapjen e dosjeve, dy vende ku ky regjim vlerësohet edhe si me i egri./TvKlan/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?