Si shpëtoi Noeli 3 vjeçar nga dora e mjekëve shqiptarë?
“Sot Noeli i vogël i është kthyer plotësisht normalitetit pas një dëmtimi të rëndë, vogëlushi 3-vjeçar iu nënshtrua një interventi kirurgjikal kompleks, që u realizua me një ndërhyrje të vetme, falë mundësive të krijuara me investimin në Pediatrinë e Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë të mjekëve të 3 shërbimeve të Spitalit të Traumës dhe QSUT”- shkruan kryeministri pas këtij operacioni të suksesshëm.
Mjekët shqiptarë janë profesionistë të vertetë, ndërkohë që pajisja me kompleks modern kirurgjikal e rrit efikasitetin e tyre në punë, duke shëruar dhe shpëtuar njerëz.
Për të tilla operacione, më përpara, duhej dërguar jashtë shtetit ndërsa tani flitet se janë pajisje të fundit si teknologji.