Silva Caka: Qeveria, presion bizneseve për të mos dalë në protestë
Deputetja e LSI-së, Silva Caka ishte sot në protestën e tregtarëve të zhvilluar në tregun ushqimor në Tiranë. Në një prononcim për mediat, deputetja e LSI-së tha se biznesit i bëhet presion jo vetëm me taksat, por edhe që të mos protestojë.
“Jemi bashke me koleget e PD dhe kemi ardhur ne mbështetje te cdo tregtari, i cili sot tregon solidaritet dhe mungese frike per te ulur qepenat dhe per te protestuar. Kundershtim te kesaj mase represive te marre kundrejt ketij biznesi”,- tha Caka.
Deputetja e LSI shtoi se tregtarët sot ndodhen në situatën më të rëndë. “Sot, pervec nesh dhe qytetareve, ne kete treg ndodhen edhe njerez te tjere, te cilet ne menyre mafioze po mbajne shenim se cilet jane tregtaret qe ulen qepenat, ne menyre qe neser te vijne perseri e t’i gjobisin. Levizja Socialiste per Integrim, ka bere propozimet e saj per rritjen e kufirit te aplikimit te TVSH-se ne 5 milione leke, por Oligarkia eshte e pangopur dhe do te haje edhe therrimet e fundit qe mbeten ne tavoline. Gjithashtu kemi propozuar uljen e TVSH-se per produktet e shportes, por nuk eshte marre ne konsiderate”,- tha deputetja e LSI.
KOHA JONË SONDAZH

