Skandaloze, kanë mbushur kutitë e votimit. U dalin votues me shumë se sa janë zgjedhës nga KQZ!
Votimet ndonëse ishin moniste, ndonëse komisionerët ishin të gjithë të PS-së, pasi KQZ përjashtoi PD dhe LSI nga komisionet, ndonëse kishin një kandidat në listë, prapë vjedhin duke mbushur kutitë. Nuk i kanë bërë mirë llogaritë!
Të paktën vidhni me kujdes, mos lini gjurmë!
U dalin me shumë votues se sa janë zgjedhës të regjistruar nga KQZ. Por ku janë këta të OSBE-ODIHR?! Po dalin fakte skandaloze për mbushje të kutive të votimit, sa nuk ka njeri që i mbron. Ndaj ndërkombëtarët dhe prokuroria duhet të flasin. Të parët me fjalë dhe letra, kurse prokuroria me arrestime.
Ja se çka ndodhur. Deri tani janë kapur mat disa manipulime të frikshme dhe haptazi në shkelje të ligjit.
Në Bashkinë e Vaut të Dejës kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223, pra 1067 vota më tepër.
Fakt tjetër. Bëhet fjalë për Juliana Memën, e cila kandidonte për një mandat të dytë në Bashkinë e Urës Vajgurore, e cila nga rezultatet e KQZ-së, kur është mbyllur procesi i numërimit kishte marrë 7666 vota, ndërkohë që po nga të dhënat e KQZ-së në zgjedhje kanë marrë pjesë 5900 votues.
Se kush i shtoi rreth 2 mijë fleta në kutitë e votimit pas orës 19:00 të ditës së djeshme kjo mbetet për t’u parë. Por dihet, ishte PS-ja që dha urdhër për të mbushur kutitë, pas refuzimit të popullit për të shkuar në votime moniste.
Pas Urës Vajgurore një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në bashkinë e Divjakës. Në këtë bashki, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për votuesit deri në orën 19:00 të ditës së djeshme kanë votuar 13000 qytetarë.
Por pas përfundimit të numërimit të votave në Divjakë, kandidati Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota. Thënë ndryshe në kutitë e votimit të Divjakës janë 513 vota më shumë se votues.
Edhe këtu dora e komisonerëve të PS-së e ka tejkaluar planin që ka kërkuar Edi Rama duke hedhur 513 vota më shumë.
Edhe në Tepelenë ka shtim të votave me shumë se sa ka votues të regjistruar në listat e KQZ. Në këtë këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i PS. Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.
Kështu në bashkinë e Memaliajt kanë marrë pjesë 4150 votues. Por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.
Edhe në Himarë. Kështu Jorgo Goro i cili garonte i vetëm në Bashkinë e Himarës ka fituar më shumë vota sa njerëz që kanë dalë në votime.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së në Himarë kanë marrë pjesë 4165 votues.
Por në përfundim të numërimit kanë dalë 4,209 vota të hedhura në kutitë e numërimit.
Jorgo Goro ka marrë 44 vota më shumë se votues.
Prokuroria duhet urgjent të hetojë dhe të bëjë arrestime për manipulime votash, edhe kur ishte vetme PS-ja prapë vjedhin. Ka prapë njoftime për bashki të tjera ku manipulimi dhe mbushja e kutive është alarmante.