Skandali 500 milionësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, PD: SPAK ka prova për ta çuar para drejtësisë Dritan Agollin

Administratori i Bashkise se Tiranes Dritan Agolli, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka raguar ndaj aksionit te Inspektoriatit Ndertimor ne qender te Tiranes, lidhur me mbushjen e themeleve te nje ndertimi, per ngritjen aty te nje lulishteje.

Partia Demokratike deklaron se tenderi abuziv 500 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për krijimin e menusë për 100 fshatra, u anulua vetëm pas presionit publik.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputeti Arbi Agalliu thotë se SPAK ka prova për të vënë para drejtësisë kreun e Fondit, Dritan Agollin, në kushtet kur ka dyshime se fituesi I tenderit ishte paracaktuar dhe është shkelur ligji për prokurimin publik për kriteret e vlerësimit.

Disa javë më parë ne denoncuam tenderin prej 500 milionë lekësh që Fondit Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë për përgatitjen e një menuje tradicionale. Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave”. Tender i paracaktuar për t’iu dhënë djalit të drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli që ka bërë tenderin. Komisioni i Prokurimit Publik thotë se ka anuluar tenderin abuziv 500 milionë lekësh të fondit shqiptar të zhvillimit për dizenjimin e menusë së 100 fshatrave. Nëse nuk do të ishte presioni publik pas publikimit të fakteve se si Fondi Shqiptar i Zhvillimi kishte paracaktuar fituesin e tenderit, ky tender nuk do të ishte anuluar dhe paratë e shqiptarëve do të përfundonin në xhepat e pushtetarëve të korruptuar. Por po kështu dhe nisja e hetimit nga SPAK ka nxitur Komisionin e Prokurimit Publik të heqë përgjegjësinë ligjore. Në arsyetimin e tij, komisioni ka faktuar se kriteret e vlerësimit teknik nuk janë në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, çka është një provë më shumë për SPAK, për të çuar para drejtësisë mikun e Ramës, Dritan Agolli“, deklaroi Agalliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?