SKANDALI/ Deputetja e LSI: Protestuesit këmbëzbathur në sallë të gjyqit, s’u lanë as të visheshin
Deputetja e LSI-së Silva Caka denoncon skandalin e arrestimeve që janë bërë në Kukës pasmesnatës së shtutës të protestuesve në tunelin e Kalimashit, protestë që do përmbyllej me shkatërrimin e pikës së pagesës së taskës së qarkullimit.
Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Caka shprehet se protestuesit nuk janë ndaluar në orën 10:00 të paradites së të dielës, por në 3 të mëngjesit, ku disa prej tyre janë marrë nga shtëpitë e tyre me forcë dhe të pa veshur.
“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 03:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!”- shkruan deputetja e LSI-së, Silva Caka në denoncimin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

