FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skema e TVSH për bizneset e vogla/ Zbardhet urdhëri i Ahmetajt drejtuar Tatimeve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i ka dërguar një letër administratës tatimore në të cilën kërkon mos aplikimin e gjobave deri në dhjetor 2018 për gabimet në deklarim për një periudhe 6-mujore për bizneset e vogla që hyjnë në pragun e TVSH.

Ministri thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e administratës tatimore për informimin sa më korrekt dhe komunikimin me çdo tatimpagues që preket nga ulja e pragut të TVSH, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 2 milionë lekë kanë kundërshtuar uljen e pragut që bëri qeveria duke i futur në TVSH. Në shenjë proteste bizneset në Tiranë, Fier, Korçë dhe qytete të tjera kanë ulur qepenin, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?