Çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë? Fjalime apo tym e bomba molotov?

Protestuesit po mblidhen në sheshin Skënderbej dhe para selisë blu. Në ora 12.00 fillon para kryeministrisë.

Dita e sotme është e rëndësishme për PD pasi pritet të jepet vendimi për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend.

Ndërkohë media raporton se në orën 12:10 kreu i PD Sali Berisha pritet të ndalë nga selia për t’u nisur drejt protestës.

Më herët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se revolucioni opozitar nuk do të ndalet deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë në vend.

Dy variante dalin nga skutat e selisë së PD. Nëse gjykata e apelit jep vendimin në favor të Berishës, protesta do jetë e qetë. Por nëse vendimi shkon kah Enkelejd Alibeajt atëhere nuk dihet përfundimi dhe tymi në Tiranë.

SHKARKO APP