Skenari i protestës së opozitës. Nis në orën 11:00, por nuk dihet sa zgjat

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26-majit. Burime  nga Policia e kryeqytetit thanë se në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Por PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe në kërkesë është shënuar vetëm orari I fillimit të saj. Duket se opozita planifikon që protesta të zgjasë disa ditë. Një skenar që përflitet prej disa ditësh, por zyrtarisht PD e ka mbajtur të fshehtë planin e protestës.

Në njoftimin që i është bërë Policisë thuhet vetëm orari i fillimit të protestës dhe vendi ku do zhvillohet. Në këtë mënyrë Partia Demokratike tregon se ka në plan të zhvillojë një protestë pa limit kohor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë prej disa ditësh policia e Tiranës ka filluar marrjen e masave për protestën e së shtunës. Burime nga radhët e uniformave Blu thanë se pritet të angazhohen forcat e rendit, Forcat Shqiponja dhe Renea për këtë protestë, por numri i efektivëve që do angazhohen do përcaktohet ditën e premte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e së premtes Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmëri për protestën e Partisë Demokratike. Protestuesit pritet të vijnë nga Sheshi Shqiponja dhe Rruga e Elbasanit, prandaj ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimi në një sërë aksesh rrugore, përveç Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?