Skënderbeu ‘mbulohet’ për Kurban Bajram (FOTO)

Ceremonia e festës së Kurban Bajramit është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit në sheshin e ri. Prej vitesh kryerja e riteve fetare të komunitetit mysliman ka qenë problem për besimtarët, pasi mungonin hapësirat e mjaftueshme.

Këtë herë besimtarët kanë pasur mundësi të jenë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbulimi me ekrane që tranasmetonin ceremoninë të monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky mbulim i heroit kombëtar ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Duke respektuar të drejtën e gjithë besimeve fetare për të organizuar ceremoninë, qytetarët shprehen të indinjuar për mbulimin e një simboli kombëtar.

Pavarësisht besimeve fetare, Skënderbeu është i gjithëpranuar si heroi i gjithë kombit. Një gjest i tillë behet në kohën kur edhe qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama, vitin 2018 e ka shpallur “Vitin e Skënderbeu”.

Pa dashur të prekim asnjë ndjeshmëri në këtë ditë të shenjtë të myslimanëve, të gjithë kanë të drejtë të festojnë sipas besimeve fetare, por po ashtu të gjithë duhet të respektojnë simbolet kombëtare. Është jo vetëm çështje morale, por edhe detyrim ligjor. 

SHKARKO APP