Skrapar, Rama mbledh strukturat e LSI: Nis riorganizimi tërësor

Lëvizja Socialiste për Integrim nis procesin e riorganizimit tërësor të partisë dhe ky proces nis nga Skrapari, sipas nënkryetarit të saj Luan Rama.

Ky riorganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiake në rrethe, por ‘revanshi politik nuk i tremb dot qytetarët e Skraparit”, shprehet Rama. Ai ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Skrapar, kur pak kohë më parë dy këshilltarë të saj në bashkinë e Çorovodës u renditën me Partinë Socialiste.

“Në Skrapar LSI është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së”, u shpreh Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai foli dhe për protestat qytetare, që sipas tij janë institucion në demokraci dhe LSI mbështet çdo protestë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?