Sokol Bregu: Ilir Meta mund të arrestohet…
Në emisionin Top Story te Grida Dumës në TCH tema ishte për Ilir Metën i cili u thirr sot në SPAK.
Ish-presidenti Meta qëndroi afro 3 orë në prokurori dhe më pas tha se ishte thirrur në SPAK me porosi të Kryeministrit Rama.
Në emisionin “Top Story” folën analistë me emër të cilët lanë të kuptohet se prokuroria nuk ka asnjë fakt për Ilir Metën.
Por gazetari Sokol Bregu, një prej gazetarëve me më eksperiencë në vend, pasi shtjelloi se Ilir Metën kanë 25 vite që kundërshtarët e duan në burg, por atë nuk kanë se si ta kapin pasi ai është shumë i kujdesshëm në firmat e tij, kur i hedh.
Sokol Bregu tha momentin kur mund të arrestohet Ilir Meta.
-Ilir Meta arrestohet vetëm nëse harron të paguajë faturën e dritave të shpisë, sepse për të tjerat nuk e kapin dot!
Kjo thënie e mbylli emisionin Top Story!