Soreca takohet kreun e KED: E rëndësishme që të jetë gati të procedojë për të plotësuar vakancat në Kushtetuese

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim kanë zhvilluar një takim sot me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Takimi është njoftuar nga vetë ambasadori Soreca me një postim në “Twitter” ku shpreh dhe mbështetjen e BE-së.

Ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.
“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?