Sot Dita e Patriotëve, SHBA përkujton jetët e humbura në 11 shtator 2001

Ambasada amerikane në Tiranë ka sjellë në vëmendje sot, më 11 shtator 2020, sulmin terrorist mbi kullat binjake në SHBA, 19 vite më parë.

Në mesazhin e ambasadës, drejtuar popullit shqiptar, thuhet: “Sot, në Ditën e Patriotëve, përkujtojmë të gjitha jetët e humbura në 11 shtator të vitit 2001, lutemi për familjet që ruajnë trashëgiminë e kësaj humbjeje dhe nderojmë trimërinë e pakrahasueshme të të gjithë atyre që u ndodhën të parët në vendngjarje.

Nderojmë gjithashtu të gjithe ata, që gjatë ditëve e viteve pas sulmit, iu përgjigjën thirrjes për t’i shërbyer vendit dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetët e tyre në mbrojtje të bekimeve të pakrahasueshme të lirisë.”

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157687337920838

SHKARKO APP