FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot PD sqaron veprimet e Erion Veliaj

Nëse do të ishte Erion Veliaj dhe të ftuarit e tij, ekranet e televizioneve do të gumëzhinin nga zëri i tij dhe planet e mëdha që ka për Tiranën dhe ato që ka bërë. Por sot nuk është Veliaj në ekran që është duke diskutuar për planin urbanistik.

Është opozita bashkë me shoqërinë civile që kanë organizuar një tryezë për të diskutuar pikërisht planin urbanistik të Tiranës që e ka miratuar këshilli bashkiak. E pikërisht nga ky fakt, asnjë media nuk po e transmeton live e dihet se pse. Të gjitha televizionet janë kapur nga qeveria e bashkia me lejet e ndërtimit.

Edhe ABC News e ka reflektuar menjëherë ndryshimin e politikës editoriale. Në vend të transmetimit të tryezës ka vazhduar duke folur për lajmet që kanë ndodhur dje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë është organizuar sot nga PD:

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë- PD, Departamenti i Planifikimit Urban,Departamenti i Infrastrukturës dhe Transportit, Departamenti i Ambientit, Pyjet dhe Turizmin me pjesëmarrjen e ekspertëve mjedisorë, arkitektëve, inxhinierë, urbanistë, ambientalistë, profesorë planifikimi urban, shoqërisë civile dhe njerëzve të angazhuar,

ORGANIZOJNË:

Diskutim i Hapur Publik

“Çfarë po ndodh me Tiranën, pas planit të ri urban”

ora 12:00, salla Balsha, Hotel Tirana

ImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?