Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për PS-në, janë të tronditur nga bashkëpunimi me Berishën

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se mesazhi i sotëm i SHBA kundër ”non-gratës” së Berishës është edhe një mesazh ndaj socialistëve.  Sipas tij amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non-grata dhe kundër interesave amerikane.

”Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. SHBA-të janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë Perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson, është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim.

Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme ti lejojnë të luajnë me dy porta, pra të hiqen si amerikanë dhe të bashkëpunojnë me Berishën. Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet”,-tha në ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?