Spahiu nxjerr zbuluar Ministrin: Silleni si organizatë mafioze

Pas takimit që ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kreu i qeverisë, Edi Rama mbajtën me një grup përfaqësuesish të biznesit të vogël, vjen një tjetër reagim nga LSI-ja.

Deputeti i kësaj force politike, Përparim Spahiu, shkruan në një status në facebook se qeveria sillet si organizatë mafioze. Shkak u bë deklarata e ministrit Ahmetaj se nuk do të ketë gjoba për biznesin e vogël.

”Skandaloz deklarimi i sotëm i Ministrit të Financave, se me urdhër të Kryeministrit s’do të ketë më gjoba. Kjo rregullohet me ligj, por këta sillen si organizatë mafioze, që vë e heq gjoba sipas qejfit”,-shkruan Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai shkruan se mashtrimi tjetër është se TVSH nuk është taksë e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Mashtrim i madh deklarimi i Ministrit të financave që TVSH nuk është takse e re, por e vendosur që në 1996-n, gënjen, pasi TVSH për biznesin e vogël është hera e parë që po aplikohet që nga lindja e sistemit tatimor në Shqipëri dhe patjetër që është përgjegjësi e shtuar tatimore për ta. Doktor Zeqo Pilafi, hallet e biznesit të vogël, hallet e minatorëve, hallet e naftëtarëve, emigrimi masiv i të rinjve, ndihma ekonomike, papunësia, nuk zgjidhen si mashtrimet me një elektriçist para kamerave për punësim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?