FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaho: Rama s’mbahet më, të përjashtohet nga Kuvendi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të përjashtohet nga Kuvendi i Shqipërisë me arsyen se ka fyer rëndë shqiptarët.

Spaho deklaroi në studion e emisionit ”Opinion” në Tv Klan, nëse një deklaratë e tillë do të bëhej në një vend europian, një kryeministër i tillë do të dënohej shumë rëndë.

Ai tha Edi Rama nuk ka për të folur më në seancat plenare nëse nuk përjashtohet dhe nëse nuk lirohen qytetarët e Kukësit nga burgu. Sipas tij, Rama pranoi gabimin e qeverisë dhe për këtë ndjesë, ai duhet t’i lirojë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Edi Rama nuk ka për të folur më në këtë kuvend, nëse nuk përjashtohet nga Kuvendi dhe nëse nuk liron qytetarët e Kukësit nga burgu, pasi pranoi se gabova. Pse duhet të rrinë në burg ata, kur kryeministri tha se gabova. Qytetarët atje janë për bukën e gojës, ne flasim lehtë këtu”,-deklaroi Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?