SPAK ankohet se Dubai nuk ekstradon disa shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare

SPAK-u ka intensifikuar punën e tij në hetimin e disa personave shumë të kërkuar, por shumica prej tyre strehohen në Dubai.

Në raportin vjetor për vitin 2022 dorëzuar në kuvend, SPAK ngre shqetësimin se “kokat” e krimit po strehohen në Dubai duke mos u ekstraduar. Gjatë vitit të kaluar, SPAK përgjoi 2177 persona, më së shumti për korrupsion.

‘Parasja e premtuar’ për kriminelët, Dubai, është kthyer në një problem serioz edhe për SPAK-un. Strehimi i individëve me rekorde të theksuara kriminale ne kete shtet përmendet qe ne fillim te raportit vjetor për vitin 2022 dorëzuar në kuvend.

“ Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ” thuhet në raportin e SPAK.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme thekson se gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Për këtë nënvizohet se shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sistemeve informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.

Gjatë vitit të kaluar SPAK ka përgjuar edhe numrat e celularëve të 2177 personave në 122 procedime penale.

Shumica dërrmuese e tyre janë të dyshuar për korrupsion, pasuar nga individë të dyshuar për grup të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

SHKARKO APP